zoom

Aktualitet

Pas 15 orësh/ Gjenden dy turistët që humbën në malet e Polisit

Pas 15 orësh/ Gjenden dy turistët që humbën në malet e Polisit

Policia ka njoftuar sot në 9 qershor se janë gjendur dy turistët, që humbën në malet e Polisit në Librazhd.

Pas marrjes së njoftimit se kanë humbur dy turistë gjermanë, menjëherë janë vënë në lëvizje efektivët e Komisariatit në Librazhd.  

Në operacion u angazhuan shërbimet e Policisë, duke përdorur edhe një dron, si dhe punonjësit e shërbimit pyjor dhe strukturat vendore.

Pas 15 orësh kërkime, 2 turistët u lokalizuan në fshatin Gaferr, Njësia Administrative Stravaj, Bashkia Prrenjas, në gjendje të mirë shëndetësore.

Postime të lidhura