zoom

Slider

Partizani mëson kundërshtarët nëse avancon në play-off, me fat Ballkani dhe Struga

Partizani, Ballkani dhe Struga kanë mësuar emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballen në play-off për tu bërë pjesë e fazës së grupeve të Conference League.

Shorti i ditës së sotme vuri këto skuadra përballë Partizani, Ballkanit dhe Strugës. Duele që do të zhvillohen në datat 24 dhe 31 gusht.

Partizani: me humbësin e çiftit FC Astana (Kazakistan) / PFC Ludogorets 1945 (Bullgari). “Demat” e kroatit Zekic e luajnë ndeshjen e parë në transfertë.

Ballkani: ndaj humbësit të çiftit FC Sheriff Tiraspol (Moldavi) / FC BATE Borisov (Bjellorusi). Sfida e parë do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Struga: kundër humbësit të çiftit HSK Zrinjski (Bosnje) / Breidablik (Islandë). Djemtë e Shpëtim Duros do të zhvillojnë takimin e parë në Ohër.

Të enjten e datës 10 gusht, Partizani do të udhëtojë drejt Letonisë për t’u ndeshur me Valmieran, Ballkani do të presë në shtëpi skuadrën nga Gjibraltari të Lincoln Red Imps.

Ndërkohë që Struga do të përballet në Ohër me ekipin e Swift Hesperange, që vjen nga Luksemburgu. /zoom.al/