zoom

Politikë

Parlamenti voton me 101 vota pro rezolutën për sulmet në Veri të Kosovës

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 101 vota pro dhe 1 abstenim, Rezolutën për sulmet në Veri të Kosovës.
Rezoluta thekson rëndësinë e mbrojtjes së interesave të përbashkëta dhe integritetit territorial të Kosovës, ndërsa parashtrohen tre pika.

Në këto tre pika kërkohet hetim ndërkombëtar për sulmin e 24 shtatorit, si dhe për faktin që qeveria e Kosovës të punojë me aleatët ndërkombëtarë.
Në sallë ishin të pranishëm 106 deputetë, nga ku asnjë nuk votoi kundër, por pati 1 abstenim.
Votimi u shoqërua me tensione, pasi deputeti i PD, Flamur Noka i është drejtuar foltores, e cila është bllokuar menjëherë nga Garda.

Deputetë të tjerë të opozitës i janë drejtuar po ashtu foltores pasi mazhoranca dhe opozita bashkuan votat e tyre për miratimin e Rezolutës për Kosovën.
Deputetët e grupit të Rithemelimit iu drejtuan foltores pasi deputetët e Partisë Socialiste rrëzuan komisionet hetimore të kërkuara nga opozita.