zoom

Aktualitet

Parlamenti britanik miraton projektligjin e dërgimit të emigrantëve në Ruanda, përfshin shqiptarët

Parlamenti i britanisë së Madhe miraton projektligjin për dërgimin në Ruanda të emigrantëve të paligjshëm, mes tyre edhe shqiptarët. Projektligji kaloi mbrëmë mes debateve të forta dhe pritet të marrë mbështetjen e monarkisë.

Dhjetëra konservatorë janë të mendimit se projektligji kishte mangësi dhe shkelte të drejtat e njeriut dhe kishin kërcënuar se do të rebeloheshin, por në fund, vetëm 11 votuan kundër tij. Projektligji pritet të shkojë në Dhomën e Lordëve ku mund të përballet me kundërshtime të ashpra.

Kryeministri Rishi Sunak argumenton se depërtimi i disa azilkërkuesve në Ruandë do të jetë një pengesë për emigrantët që kërkojnë të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar duke kaluar Kanalin e La Manshit me varka të vogla, por laburistët e kanë etiketuar planin një mashtrim dhe me një kosto shumë herë më të lartë.

Sakaq, sekretari i Brendshëm, James Cleverly, tha se ishte një moment historik në planin e qeverisë për të ndaluar anijet me emigrantë. Sunak ka deklaruar këtë mëngjes se ligji për të dërguar klandestinët në Ruandë është një ndryshim thelbësor për ‘ekuacionin global të migracionit’.

Në nëntor 2023, Gjykata e Lartë vendosi se skema e Ruandës ishte e paligjshme dhe se shkel Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), që ndalon torturën dhe trajtimin çnjerëzor. /ZOOM.AL/