zoom

Lajme

Paris Jackson ndahet nga i fejuari: Faleminderit që më le të jem e jotja

Paris Jackson ndahet nga i fejuari: Faleminderit që më le të jem e jotja

Paris Jackson dhe i fejuari i saj Justin Long i kanë dhënë fund lidhjes. Këngëtarja konfirmoi fundin e fejesës nga producenti muzikor në një postim në rrjetet sociale.

“Të jetoja jetën me ty këto vitet e fundit ka qenë një vorbull e papërshkrueshme”, shkroi ajo në postim, i cili është fshirë më pas. “Faleminderit që më le të jem e jotja. Të dua.”

Këngëtarja njoftoi fejesën e saj me Long në dhjetor, duke shkruar në një postim në Instagram se “nuk mund të ëndërronte askënd më të përsosur”.

Në qershor, Jackson tha se ishte në fazën e planifikimit të dasmës: “Fustani po qepet, vendi dhe data janë zgjedhur nga një astrologe, sepse unë jam nga Los Anxhelosi. Jam plotësisht e dhënë pas kristaleve dhe astrologjisë, dhe të gjitha këtyre gjërave.”

Jackson, vajza e Michael Jackson dhe Debbie Rowe , e cila festoi pesë vjet heqje dorë nga varësia ndaj alkoolit dhe heroinës në janar, publikoi albumin e saj debutues Wilted në vitin 2020.