zoom

Aktualitet

Paratë për luksin nuk mungojnë, për qytetarët po. Rama poston sallën e re luksoze të aeroportit

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar disa foto nga sallat e reja të pritjes së udhëtarëve VIP në aeroportin “Nënë Tereza”.

Në foto duket arredimi tejet luksoz me motive të traditës shqiptare, por përsëri kreu i qeverisë nuk tregoi shpenzimet për këto ndryshime.

Ndonëse qeveria lajmëroi lënien mënjanë të shpenzimeve joprimare, një shpenzim i tillë duket të jetë bërë në një kohë, kur vetë kryeministri i kërkon qytetarëve “të shtrëngojnë rripin” për të mbajtur peshën e çmimeve në rritje, që sipas Ramës, janë pasojë e luftës në Ukrainë.

Në një krizë që ka prekur të gjithë Europën, vendet e tjera po reduktojnë nivelin e taksimit për qytetarët, qeveria shqiptare është e vetmja që nuk ka marra masa të tilla dhe vazhdon shpenzimet e luksit si të mos kishte ndodhur asnjë krizë. /Zoom.al