Aplikacion
Dashi
Projektet individuale të të gjitha formave kanë momentin e vet. Të mërkurë dhe të enjte keni Hënën te vetja. Kjo bën që të ndiheni mjaftueshëm të fuqishëm për të nisur iniciativat. Është kohë pushimesh, por propozime serioze profesionale vijnë në veshin tuaj. Telefonin mbajeni afër edhe gjatë pushimeve.
Demi
Me vendosjen katërkëndore do të ndihmoheni të mbyllni detyrime dhe pagesa. Me Hënën në humbje, ndihmoheni shumë për të hequr nga vetja ngarkesa dhe shqetësime të ndryshme. Kujdes, mos u lini hapësirë të tretëve të ndërhyjnë në çift, sepse mund të sjellin ngarkesa.
Binjakët
Urani te vetja dhe me Hënën në katërkëndësh do të nxjerrin sërish në sipërfaqe shqetësime dhe pasiguri që patët edhe javën e kaluar. Kjo mund ta bëjë humorin tuaj të brishtë ose t’iu shtyjë të kërkoni konfirmime nga njerëz me të cilët bashkëpunoni dhe bashkëjetoni.
Gaforrja
Tendenca e kësaj jave vazhdon të jetë: të qëndroni larg të gjithëve dhe të merreni me veten. Me Hënën te Peshqit do të keni kohë t’ia kushtoni vetes. Me Hënën te Dashi duhet të jeni të kujdesshëm me komunikimin me gjininë mashkullore, aty ku do të gjendeni.
Luani
Tendenca e javës është të nisni me ritëm të fortë dhe të përshpejtuar, me një agjendë të pakopsitur për çështje që i përkasin familjes. Të mërkurën dhe të enjten do të gjeni hapësirë për veten. Në fundjavë do të gjeni mundësi të largoheni nga zhurma. Dita më e mirë për çështje zyrtare është sot dhe nesër paradite.
Virgjëresha
Një hyrje planetare jo me ndikim të drejtpërdrejtë. Do të keni përmirësim të ndjeshëm në punë, keni një plan dhe një objektiv zhvillimi ekonomik. Kjo javë do të japë mundësi shumë të mirë për erosin. Do të ketë mundësi që të vendoset ngjyrë.
Peshorja
Është periudha juaj për të qenë më të lehtësuar. Shfrytëzojeni këtë periudhë deri në mesin e gushtit. Në fund të gushtit del si prioritet shumë i rëndësishëm pjesa e profesionit. Prandaj, shfrytëzojeni për vete këtë kohë.
Akrepi
Me luhatje të humorit, kjo Hënë te Peshqit nuk i shkon shumë. Por do të arrini të keni qetësi dhe ecuri normale në agjendën tuaj. Kur Hëna të kalojë mbi Saturn dhe mbi Neptun do të duhet të kontrolloni komunikimin, ndërveprimin dhe detyrimet që kanë të bëjnë me pagesa. Orët e para të paradites së të mërkurës shmangni pagesat, pasi mund të ketë gabime që prishin terezinë për një kohë të gjatë.
Shigjetari
Dashuria, familja, fëmijët, martesa, eventet , çfarëdo që keni vendosur të ndryshoni në statusin tuaj familjar, është momenti tani. Hëna është katërkëndore sot dhe mund të ndiheni të lodhur, por do të rikuperoheni shpejt, që sot.
Bricjapi
Hyrje planetare që është e favorshme emocionalisht. Jeni të favorizuar për të marrë vëmendjen dhe për ta bërë veten të ndiheni shumë mirë për dijen dhe kapacitetin e tyre. Kjo periudhë do të nxjerrë në agjendë pjesën sociale. Shmangni analizat.
Ujori
Të shpërndarë, gjysma e trurit në punë dhe gjysma tjetër në pushime. Dyzimi i mendimit dhe projektimit sjell ngarkesë emocionale sot dhe nesër. Ndoshta edhe nga analizat e tepruara që bëtë në fundjavë. Shumë më e mirë do të jetë dita e mërkurë dhe në vazhdim.
Peshqit
Sot dhe nesër keni Hënën te vetja. Mungesa e Neptunit ndihet shumë, sepse ai i bënte të mos humbnin pozitivitetin. Kjo Hënë iu kalon në ekstreme emocionale. Shmangni ndjesitë negative. Kontrolli mbi ekstremet emocionale dhe të mendimit është këshilla për ju deri më 7 shtator. Nga nesër në drekë dhe e mërkura janë ditë të mira në punë dhe për çështje financiare.