zoom

Aktualitet

Parashikimi i motit për nesër, ja zonat ku do të ketë reshje shiu

Parashikimi i motit për nesër, ja zonat ku do të ketë reshje shiu

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Pas orëve të mesditës, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Në veriperëndim – perëndim, pjesërisht në qendër dhe në ekstremin jugor në orët e mëngjesit deri në orët e mesditës do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.


Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 9 m/s./ Zoom.al

Postime të lidhura