zoom

Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e diel

Parashikimi i motit për ditën e diel

Të dielën vendi do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë orëve të ditës do të ketë vranësira të lehta e kalimtare, që mund të shfaqen vetëm në zonat malore të lindjes, pa sjellë reshje.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindor dhe veriperëndimor, me intensitet të ulët deri mesatar, rreth 7 m/s. Në disa momente, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era mund të forcohet duke arritur shpejtësi deri në 17 m/s.

Në detet Adriatik dhe Jon pritet valëzim i lehtë deri mesatar, me forcë 2 deri në 4 ballë./ Zoom.al

Postime të lidhura