zoom

Lajme

Para nisjes së seancës, Basha sulmon Rithemelimin: E kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur…!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një dalje sot për mediat, sulmoi grupin e Gazment Bardhit dhe të Rithemelimit. Ai tha mes ironisë se “ata kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur” dhe foli për pazare me Ramën.

“Kanë 5 muaj që bllokojnë Kuvendin, gjoja bllokojnë, kalojnë buxhetin dhe vendime të rëndësishme pa opozitë dhe bëhen bashkë për një amnisti që amnison të korruptusarit, por jo protestuesit e opozitës. Nga një anë duan t’i imponohen PD, Ramës i intereson të bëjë pis PD dhe përdor këto pazarxhinj.

Ajo që ndodhi me Xhaçkën është e rakorduar. Tani thonë do ta dërgojmë në Kushtetuese, por Kushtetuesja foli. Le të bllokojnë foltoren. Bubat e Nikollës ju mashtrojnë, lehjet e tyre kanë qenë për të ngrënë.

E kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur”, tha ai ndër të tjera. marrëdhëniet mes dy grupeve të opozitës brenda PD duken të tensionuara edhe më shumë pas marrëveshjes së Rithemelimit me Mazhorancën. /ZOOM.AL/