zoom

Aktualitet

Panik në kompleksin “Kadiu” në Ali Dem! Përfshihet nga flakët një nga pallatet, evakuohen banorët

Panik në kompleksin “Kadiu” në Ali Dem! Përfshihet nga flakët një nga pallatet, evakuohen banorët

Një incident me zjarr ka shkaktuar frikë mes banorëve të kompleksit “Kadiu” në zonën e Ali Demit në Tiranë, gjatë natës, pasi flakët dhe tymi përfshinë një nga pallatet e kompleksit.

Sipas banorëve, zjarri dyshohet të ketë nisur nga një problem elektrik, ndërsa tymi u përhap me shpejtësi në shkallët dhe ambientet e përbashkëta të pallatit. Për shkak të situatës, shumë familje dolën jashtë banesave të alarmuara.

Dëshmitarët tregojnë se sistemi i alarmit është aktivizuar menjëherë, ndërsa energjia elektrike në pallat është ndërprerë gjatë incidentit.

Flakët dyshohet se kanë përfshirë kabinën e automateve elektrike, ndërsa një vajzë ka shfaqur probleme nga asfiksia e shkaktuar prej tymit dhe është transportuar në spital me ambulancë.

Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.