Aplikacion
Një avion që do fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Aeroportin Lindor të Ajovës, pasi një pasagjer shqiptar, 23-vjeçari Mario Nikprelaj u përpoq të hapte njërën nga dyert e emergjencës gjatë fluturimit.
Sipas policisë së Cedar Rapids, Nikprelaj kishte pasur një konflikt me një asistente fluturimi para se të tentonte të hapte derën.
Ngjarja ndodhi më 17 korrik 2025, rreth orës 18:13.
Pas ndalimit, ai u akuzua për sjellje të çrregullt, sulm, posedim të barnave me recetë dhe ngacmim. Aeroplani arriti në Detroit pas një orë e gjysmë vonesë./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit


