zoom

Aktualitet

Pamjet nga aksidenti në Shkodër/ Viktima në makinë me bashkëshorten dhe fëmijët e mitur

Pamjet nga aksidenti në Shkodër/ Viktima në makinë me bashkëshorten dhe fëmijët e mitur

Një aksident i trefishtë i mori jetën një 37-vjeçari mesditën e sotme në aksin “Shkodër – Lezhë”, ku mbetën të plagosur edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij të mitur.

Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti që Gjin Bzhangaj drejtonte është bërë copash në të gjitha anët, duke i shkaktuar ai lëndime të rënda që më pas i shkaktuan edhe vedekjen.

Ndërsa furgoni i përfshirë në aksident ka pësuar dëmtime në pjesën e parme.

Informacion paraprak;

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete.

Shtetasi T. K., 42 vjeç, duke drejtuar kamionin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur fillimisht me automjetin me drejtues A. S., 63 vjeç, dhe më pas është përfshirë në aksident edhe automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., 37 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Gj. B., ndërsa janë dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja J. B., 32 vjeçe, dhe dy fëmijët e mitur, pasagjerë në të njëjtin automjet. Të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Postime të lidhura