zoom

Aktualitet

PAMJET/ Momenti kur policia rrethon resortin e Gëzim Çelës, 8 vjet më parë aty u gjet kokainë

Në videon më poshtë do të shihni momentin kur banesa dhe resorti luksoz i Gëzim Çelës, i njohur si “baroni i drogës”, rrethohen nga policia.

Forca të shumta policore zbarkuan sot në Fushë Kuqe, në kuadër të operacionit “Flakë në det”, ku mes personave që kërkohen për t’u arrestuar është edhe Çela, një ish-punonjës policie,i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë.

Çela ka një historik të njohur në fushën e drogës.

Në vitin 2015, ai akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine, ndërsa në të njëjtën vilë të rrethuar sot nga policia asokohe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.

Gëzim Çela akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve”, si dhe për “Shfrytëzim prostitucioni”.