zoom

Aktualitet

Pamjet e rënda/ Shoferi dhe fatorino i “Unazës” shkelmojnë pasagjerin në mes të rrugës

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në kryeqytet, ku një pasagjer i linjës së autobusit të “Unazës” është dhunuar në mes të rrugës nga shoferi dhe fatorino.

Mësohet se pasagjeri ka qenë bashkë me të atin në urban dhe i kanë kërkuan llogari punonjësve të linjës së autobusit se përse nuk i njoftojnë për stacionet, pasi kishin shkuar shumë larg destinacionit.

Fillimisht ka nisur konflikt verbal mes tyre dhe më pas fatorino e shoferi kanë zbritur nga urbani duke dhunuar pasagjerin në sy të të atit në mes të rrugës tek ‘Reshit Petrela’, pranë ‘Stacionit të Trenit’.

Qytetari raportohet se është dhunuar nga punnjësit e linjës që është në pronësi të Nadir Çaushollit.

“Në autobuzin e Unazës në një stacion para se të arinim të Treni dy pasagjerë babë e bir i thanë fatorinos dhe shoferit pse nuk thua çfarë stacioni jemi, na çove larg. Kur zbriten i biri shau shoferin, u nxeh keq dhe duke sharë ndaloi autobuzin, zbriti dhe e rrahu djalin me pantallona portokalli . Aman ça bëhet, na shqetësuan shumë. Ata rriheshin dhe ne prisnim në autobuz. Filmova vetem një pjesë, se djali me pantallona portokalli erdhi përsëri te dera dhe e rrahi keq shoferi, i cili ishte zverdhur në fytyrë dhe më bërtiti mua; ti çfarë filmon? Fshije po të them. Unë nuk mund t’i durojë të tilla skena edhe sikur autobuzi të ishte i tij. Aman mos vini shofera skizofrena”, raportoi qytetarja për JOQ.