zoom

Bota

PAMJE SATELITORE/ Çfarë po ndodh me trupat ruse në kufijtë e Ukrainës

Publikohen fotot e fundit satelitore, që tregojnë lëvizjet e reja të trupave ruse pranë kufirit.

Maxar Technologies, një kompani amerikane e teknologjisë hapësinore, ka publikuar disa imazhe satelitore, që tregojnë dislokime të reja të trupave dhe pajisjeve në Rusinë perëndimore dhe më shumë se 100 automjete të blinduara në Bjellorusinë jugore.


Siç shkruan “BBC” këtë mëngjes, të gjitha trupat ruse janë afër kufijve të Ukrainës.

Rusia dhe Bjellorusia kanë zhvilluar stërvitje masive në tokën bjelloruse ditët e fundit. Ndërkohë që deri më tani asnjëri nuk ka komentuar për imazhet.