zoom

Bota

Ukraina, thirrje urgjente qytetarëve të saj: Largohuni menjëherë nga Rusia!

Ukraina ka lëshuar një thirrje urgjente për qytetarët e saj, duke u kërkuar të largohen menjëherë nga Rusia, e po ashtu të mos udhëtojnë drejt saj.

“Ministria e Jashtme rekomandon që qytetarët e Ukrainës të përmbahen nga çdo udhëtim në Federatën Ruse dhe ata që janë në këtë vend të largohen menjëherë nga territori i saj”, thuhet në një deklaratë të publikuar nga Ministria e jashtme Ukrainase.

“Ne theksojmë se injorimi i këtyre rekomandimeve do të komplikojë ndjeshëm sigurimin e mbrojtjes së duhur të qytetarëve ukrainas në Federatën Ruse”, shtoi ministria.

Marrëdhëniet mes dy vende vijojnë të tensionohen teksa, pas njohjes së dy rajoneve të dominuar nga separatistët rus, shumë shtete kanë miratuar sanksione të ashpra.

Nga ana e saj Rusia, ka shtuar praninë e trupave në kufi, teksa në rajonin e Donetsk dhe në atë të Luhansk në Ukrainën lindore, trupat ruse janë vendosur me justifikimin e “ruajtjes së paqes”.