zoom

Politikë

Paloka dhe Leskaj të dehur në Kuvend? Rama: Për pak u deha dhe unë nga aroma e alkoolit

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur qëndrimin e tij ndaj deputetëve të opozitës, pas përplasjeve dhe ofendimeve në seancën e Kuvendit.

I pyetur në lidhje me situatën që u krijua në Kuvend, pas mbledhjes së kryesisë socialiste, pasi deputetët socialistë kërkuan përjashtimin e deputetëtve demokratë Edi Paloka dhe Bujar Leskaj, me pretendimin se ishin të dehur, Rama tha se e kuptoi gjendjen e tyre nga aroma e alkoolit

“Sepse për pak u deha dhe unë nga aroma e alkoolit që ata kishin pirë dhe besoj që vetëm të dehurit mund të flasin me atë gjuhë që s’ka lidhje me këto që po diskutojmë ne, në mes të parlamentit. I dehur nuk është asgjë tjetër përveçse një status i vençatë në një moment kur ke konsumuar lëndë helmuese ushtarake dhe gjuhaa jote del jashtë kontrollit dhe gjuha jote nxjerr fjalë që në një gjendje esëll nuk do t’i nxirrte edhe pse ato lloj personazhesh i kam parë t’i nxjerrin edhe kur unë nuk e kam ndjerë aromën e tyre”, tha Rama.