zoom

Lajme

“Të lejohet të kesh 3 partnere”- Habit Heidi Baçi, zbulon emrin: E dashura tjetër e Romeos është…

Heidi Baçi ka deklaruar se Romeo Veshajt i lejohet të ketë tre partnere.

Ndërsa çifti kërcenin nën ritmet e këngës së Dua Lipës në shtëpinë e BBV, ajo u shpreh se artistja është e dashura e Romeo Veshajt, referuar një deklaratë të aktorit ku ka shprehur pëlqimin për këngëtaren.

“Kush është kjo Dua Lipa? E dashura tjetër e Romeos”, thotë Heidi me batuta.

Ndërsa i drejtohet aktorit “deri në 3 të dashura të lejohet, kaq e ke limitin”, që është aluduar nga fansat si thumb për Erjola Doçi që qëndronte pranë tyre.

Pjesë nga biseda:

Heidi: Kush është kjo Dua Lipa? E dashura tjetër e Romeos

Romeo: Dua të dua

Heidi: Mund të kesh deri në 2, ose 3

Romeo: Boll janë boll, Dua të dua

Heidi: Tre të dashura ke dhe kaq

Romeo: Duan vetëm, e kam thënë që nga dita 1 më lejohet

Heidi: Deri në 3 e ke limitin, s’ka gjë

Romeo: Ty, Duan dhe të gjej dhe ndonjë tjetër

Heidi: Pastaj stop