zoom

Lajme

Pagat e prapambetura, Ronaldo fiton gjyqin ndaj Juventusit

Pagat e prapambetura, Ronaldo fiton gjyqin ndaj Juventusit

Gjykata e punës në Torino ka vendosur në favor të Cristiano Ronaldos në procesin ligjor kundër Juventusit për çështjen e pagave të prapambetura.

Gjyqtari Gian Luca Robaldo rrëzoi apelin e klubit bardhezi, duke lënë në fuqi detyrimin për pagesën e 9.8 milionë eurove ndaj sulmuesit portugez.

Kjo shumë përfaqëson gjysmën e vlerës prej 19.6 milionë eurosh që lojtari pretendonte se i takonte nga periudha e pandemisë COVID-19.

Më herët, arbitrazhi kishte konstatuar se marrëveshja private mes palëve nuk mbante firmën e futbollistit, duke e bërë pretendimin e tij legjitim.

Krahas shumës kryesore, Juventusi është ngarkuar edhe me mbulimin e të gjitha shpenzimeve ligjore të procesit.

Sipas raportimeve nga Italia, stafi ligjor i Juventusit po shqyrton mundësitë për hapa të tjerë juridikë në të ardhmen.

Postime të lidhura