E diel, 24 Shtator, 2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
No Result
View All Result
Zoom.al
Home In Zoom

Opozitë naive apo opozitë e blerë? Përse heshtin Berisha, Meta e Basha për kontratat e majme?

13/09/2023
in In Zoom, Slider
0
Opozitë naive apo opozitë e blerë? Përse heshtin Berisha, Meta e Basha për kontratat e majme?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Opozita shqiptare dha sinjale pozitive javën e kaluar kur pas 2 vjetësh konflikti të brendshëm pjesa më e madhe e deputetëve të saj pranuan të ulen në një tryezë dhe të pranojnë njëri – tjetrin si pjesë të të njëjtit grupim.

Kompaktësia e grupit paralamentar të PD, e parë që prej seancave të fundit të sesionit të shkuar, e vuri në vështirësi qeverinë duke e përballur me disa prej skandaleve më të mëdha në të cilat është përfshirë kjo mazhorancë, ministrat apo deputetët e saj.

Gjasat janë që, duke qenë të koordinuar, deputetët e opozitës do të mund ta mbajnë fokusin në skandalet kryesore të mazhorancës duke mos u shpërqendruar në çështje të cilat në dukje ngjajnë me opozitarizëm, por në realitet vetëm i japin oksigjen një qeverisje të korruptuar në çdo nivel të saj.

Skandali i inceneratorëve është shembulli më i mirë se çfarë rezultatesh mund të sjellë lufta politike e një opozite të koordinuar. Çështja nisi me denoncimin në SPAK dhe u shndërrua në betejën kryesore të të gjitha partive apo grupimeve opozitare. Sot një ministër dhe një deputet janë në burg dhe ish -zëvendëskryeministri në arrati.

Por pavarëisht sinjaleve pozitive të bashkimit të grupit parlamentar, opozita po lundron në ujëra të turbullta mes dyshimeve se ajo është e kompromentuar; se një pjesë e saj është e blerë nga qeveria dhe një pjesë tjetër nga grupe të caktuara të interesit.

Për shembull, Lulzim Basha është vazhdimisht nën akuzë publike nga grupimi i Berishës se është i përfshirë në pazare me Edi Ramën që nga takimi i 18 majit të vitit 2018.

Ndërsa grupimi i Sali Berishës dhe partia e Ilir Metës po akuzohen se janë të lidhur me disa grupe të caktuara interesi.

Zoom.al dhe disa media të tjera kanë raportuar vazhdimisht për tre çështje, për të cilat ka dyshime se janë bërë në favor të bizneseve të caktuara, apo të kryeministrit dhe në dëm të shtetit.

Një prej tyre është kontrata koncesionare e Aeroportit të Tiranës. Ajo u shty me 20 vjet me qëllim që kompania Kastrati Group të bënte 100 milionë euro investime. 20 vjetët u përllogaritën si koha që do t’i duhej kompanisë koncesionare të merrte mbrapsht investimin prej 100 milionë eurosh dhe fitimin e përllogaritur në bazë të investimit.

Por sipas deklarimeve të bëra nga vetë Kastrati Group në QKB, investimi prej 100 milionë eurosh nxirret vetëm në 3 vitet e para të operimit, vetëm nga taksa prej 10 eurosh që koncesionari merr për çdo pasagjer mbi 12 vjeç. Për 17 vjet të tjera, i gjithë fitimi shkon në xhepat e koncesionarit dhe shteti mjaftohet nga “fi-ja” koncesionare.

Nëse llogaritë do të ishin bërë në favor të shtetit, operimi mund të ishte bërë ndryshe, me qëllim që fitimi të ndahej mes kompanisë koncesionare dhe shtetit. Por opozita e Sali Berishës dhe Ilir Metës heshtin për këtë kontratë koncesionare, që është e dukshme se në favor të kujt është qepur.
As Lulzim Basha nga ana tjetër nuk flet për të. As Gazmend Bardhi, që jo pak herë i ka denoncuar aferat e klientëve të qeverisë.

Së paku, Berisha, Meta, Basha e Bardhi do të duhet ta kishin denoncuar këtë kontratë publikisht dhe duhet të kishin kërkuar transparencë në parlament, pasi ka qenë parlamenti ai që e ka votuar. E përveç kësaj, do të duhet t’i ishin drejtuar SPAK-ut për të kërkuar prej tij që të hetojë nëse ka pasur shkelje të ligjit apo të interesave shtetërore.

Projekti i dytë që ka ngritur shumë dyshime është ai i portit të Durrësit. Zoom.al dhe media të shumta investigative kanë raportuar se kontrata është favorizuese për kompaninë “Eagle Hills” të biznesmenit arab Mohamed Alabbar. Përveç shumë mekanizmave të tjerë, si në asnjë kontratë tjetër të ngjashme, kjo kompani përjashtohet nga taksa e infrastrukturës.
Së paku, Sali Berisha, Ilir Meta e Lulzim Basha do të duhet që çështjen e taksave ta kishin dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Çështja e tretë është avioni TC ANA, i quajtur “Ismaili” që përdor kryeministri Edi Rama, e cila është raportuar në vazhdimësi nga Zoom.al. Ka dyshime se ajo është dhuratë e presidentit turk Erdogan për kreun e qeverisë shqiptare. Por opozita nuk e ka marrë asnjëherë seriozisht të kërkojë dokumentat për të bërë transparencën se si përfundoi ky avion i qeverisë turke në duart e Ramës. Ajo e ka akuzuar Ramën se ka shpenzuar mbi 20 milionë euro me udhëtimet me këtë charter, por nuk i ka shkuar çështjes deri në fund për të kërkuar se nga kush janë bërë pagesat. Edhe pse mediat kanë hedhur dyshime se pas pagesave fshihet “Air Albania”, me pronarë shtetin shqiptar, biznesmenin Sinan Idrizi dhe Turkish Airlines, opozita nuk ka bërë asgjë më shumë për të hedhur dritë mbi këtë çështje të shpërdorimit të parave publike për teka luksoze të kreut të qeverisë.

Çështja e inceneratorëve ka treguar se opozita nuk është naive. Kur ajo nuk pati konflikte të interesit u investua në mënyrë perfekte për të zbardhur një prej aferave më të mëdha të 3 dekadave demokraci; gjeti prova e dokumente, i dërgoi ato në SPAK, investigoi në mënyrë të pavarur, ngriti komision hetimor parlamentar dhe e bëri kalë të betejës politike.

Por në kontrast me inceneratorët, në tre rastet e tjera ajo duket se bën “idiotin e dobishëm”, duke folur përciptazi, por duke mos u shkuar asnjëherë problemeve në thelb. Kjo sjellje ngre dyshime të forta se kur bëhet fjalë për grupe të caktuara të interesit, opozita mund të jetë e kompromentuar; thënë ndryshe, e blerë, siç thuhet edhe në korridoret e selive të grupimeve opozitare për kundërshtarët brenda llojit.

Në politikë, një opozitë e kontrolluar është përdorimi i propagandës me pretendimin se po kundërshtohet një fraksion i caktuar, por që në të vërtetë punohet për llogari të fraksionit. Lenin ka thënë se: “Mënyra më e mirë për të kontrolluar opozitën është ta udhëheqim vetë atë.” Nëse Edi Rama e udhëheq një pjesë të opozitës nëpërmjet Lulzim Bashës, siç e akuzojnë atë Sali Berisha e Ilir Meta, po Berishën e Metën, kush e udhëheq për të mos u shkuar deri në fund kontratave të Aeroportit të Tiranës, Portit të Durrësit dhe avionit charter të Edi Ramës? /Zoom.al

Bëhuni pjesë e Zoom.al 👇👇

Tags: Aeroporti i i Tiranesair albaniaBashaBerishaCharterEdi RamaMetaPorti i Durresit

Related Posts

None found

ShareTweetSend

Të lidhura

Rasti McGonigal/ Denoncimi i fortë: Rama u mor në pyetje për 90 minuta në areoportin e New York-ut
Politikë

Rasti McGonigal/ Denoncimi i fortë: Rama u mor në pyetje për 90 minuta në areoportin e New York-ut

23/09/2023
NYTimes: Charles McGonigal projektoi një hetim të FBI-së për llogari politike të mikut Edi Rama
Bota

NYTimes: Charles McGonigal projektoi një hetim të FBI-së për llogari politike të mikut Edi Rama

23/09/2023
Skandali “McGonigal”/ New York Times: U miqësua me Ramën që të siguronte përfitime
Politikë

Nga kontaktet me Ramën, te pagesa 250 mijë dollarë! McGonigal pranon akuzat e lidhura me Shqipërinë

22/09/2023
Berisha-Toni Gogut: Pastor, sado të më sulmosh mua, ata nuk të bëjnë kryetar grupi
Politikë

Berisha-Toni Gogut: Pastor, sado të më sulmosh mua, ata nuk të bëjnë kryetar grupi

21/09/2023
Manja bëri fushatë në Kuvend për Kukësin, Berisha dhe Noka e sulmojnë: Kriminel elektoral. Hajdut!
Politikë

Manja bëri fushatë në Kuvend për Kukësin, Berisha dhe Noka e sulmojnë: Kriminel elektoral. Hajdut!

21/09/2023
“Nëse RAMA do ju thonte të kërceni të gjithë përpjetë këtu lakuriq”/ Paloka përplaset me Felajn
Politikë

“Nëse RAMA do ju thonte të kërceni të gjithë përpjetë këtu lakuriq”/ Paloka përplaset me Felajn

21/09/2023
Lajm i rradhës
Fotolajm/ Balluku në darkë private me Ceno Klosin

Fotolajm/ Balluku në darkë private me Ceno Klosin






ADS

Të fundit

Aktualitet

Situata në Veri/ Presidentja Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin! Kosova është e përjetshme

24/09/2023
Aktualitet

Vrasja e policit në Kosovë/ Ky është një nga terroristët serb të ekzekutuar (Foto)

24/09/2023
Ekonomi

DOKUMENTET/ Punonte si kamerier në SHBA. Si u bë Andi Ballta pronar i “ABI Bank” në Shqipëri?

24/09/2023
Aktualitet

Foto e rëndë/ Terroristi serb i vrarë, i shtrirë në tokë

24/09/2023
Lifestyle

Habit Ronaldo Sharka: Krist Aliaj dërgon foto të organit gjenital

24/09/2023
Aktualitet

Tensionet në veri/ Shkon në gjashtë numri i terroristëve të vrarë nga Policia e Kosovës

24/09/2023
Aktualitet

Policia e Kosovës ekzekuton një tjetër sulmues, arrestohen 3 serbë

24/09/2023
Aktualitet

Polici i Vlorës dhunon efektivin e “Shqiponjave”, e ndihmojnë edhe 2 miqtë e tij

24/09/2023
Aktualitet

Kundërpërgjigjet Policia e Kosovës, vret një nga sulmuesit

24/09/2023
Aktualitet

Po shërbenin bashkë kur u sulmuan, kolegu i policit të vrarë: S’e besoj dot

24/09/2023
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In