zoom

Politikë

Opozita nuk ka më besim as te Kushtetuesja, Shehu dyshon edhe te Presidenti

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu komentoi sot në “News 24″ aksionin opozitar dhe zhvillimet e fundit politike, bashkë me strategjinë e mundshme të së djathtës.

Ai u shpreh se aksioni opozitar varet nga sjellja e mazhorancës, ndërsa shtoi se kjo e fundit ndryshoi ligjin për komisionet hetimore në mënyrë arbitrare.

Sakaq u ndal te prania e presidentit Bajram Begaj në Parlament, ku tha se nuk është njoftuar, ndërsa shtoi se ky është mos respekt.

“Aksioni opozita varet nga sjellja e mazhorancës. Mazhoranca ndryshoi ligjin për komisionet hetimore në mënyrë arbitrare.

Unë nuk kam besim te Kushtetuesja, pasi është instrument i qeverisë. I takon mazhorancës të reflektojë në ndryshime të qëndrimeve të saj. Këta janë mësuar në thellimin e shkeljes së rregulloreve”, tha ai. /ZOOM.AL/