zoom

Aktualitet

Opozita gati për protestën, qindra policë rrethojnë Parlamentin. Edhe RENEA në gadishmëri

Opozita gati për protestën, qindra policë rrethojnë Parlamentin. Edhe RENEA në gadishmëri

Rreth 400 efektivë nga Policia e Tiranës, kryesisht efektivë të rendit, forcat “Shqiponja”, Patrulla apo agjentë dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH) janë angazhuar për mbarëvjatjen e protestës para Parlamentit.

Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në koordinim me DVP Tiranë, teksa u krijua një perimetër i gjerë rreth Parlamentit, ku pritet të mbahet edhe seanca plenare për ngritjen e dy komisioneve Antikorrupsion dhe Dezinformimit, të cilat Opozita ka njoftuar bojkotin.

Në perimetrin e Parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë, për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente.

Ndërkohë RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente. Po ashtu edhe autobotë me ujë ndodhen në pjesën e pasme të parlamentit nëse do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë.

Makinat e ujit dhe mjetet mbrojtëse janë gjithashtu në dispozicion. Protesta mbahet në shenjë indinjate për skandalin që publikoi në pjesën e dytë emisioni italian “Report” i RAI 3 dhe intervista e zv/kryeministrit Arben Ahmetaj nga arratia. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura