zoom

Lajme

“O i pashkollë”- Plas sherri mes Lefter Maliqit e Spartak Ngjelës: Plak i rrudhur, merr një arkivol e zhduku!

“O i pashkollë”- Plas sherri mes Lefter Maliqit e Spartak Ngjelës: Plak i rrudhur, merr një arkivol e zhduku!

Një debat i fortë është zhvilluar mes ish-deputetit Lefter Maliqi dhe avokatit Spartak Ngjela gjatë një interviste në Report TV, ku të dy shfaqën qëndrime të kundërta politike.

Debati u tensionua pasi Ngjela u shpreh kritik ndaj situatës në Partinë Demokratike, duke theksuar se, sipas tij, kjo forcë politike ndodhet në krizë dhe nuk ka mundësi për fitore.

“PD është në krizë zotëri, nuk fiton dot gjë. Kush është kriza e PD-së? Saliu. Si mund të fitojë një njeri që është non grata në Amerikë?” u shpreh Ngjela, duke iu referuar Sali Berisha.

Kjo deklaratë shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Maliqit, i cili e akuzoi Ngjelën se ka qëndrim personal ndaj Berishës dhe e sulmoi me tone të ashpra.

“Ti e ke personale me Berishën. Mos m’u hidh mua andej-këtej. Je pensionist, merr ato tespiet dhe numëroi mirë. Mos më thuaj mua kush je ti dhe kush jam unë,” iu kundërpërgjigj Maliqi.

Përplasja mes tyre vijoi me tone edhe më të ashpra, duke kaluar në ofendime personale. Ngjela e cilësoi Maliqin si “të pashkollë”, ndërsa ky i fundit e quajti avokatin “të dështuar” dhe “në arkivol politik”.

“Boll ore, ik fli gjumë atje. Merr një arkivol dhe ik, se për atë punë je. Je në arkivol politik. Nuk gjykon dot as Metën dhe as Berishën. Ti je një plak i rrudhur dhe avokat i dështuar,” tha Maliqi.

Nga ana e tij, Ngjela reagoi duke theksuar përvojën e tij në politikë dhe duke kujtuar se ka mbajtur postin e ministrit të Drejtësisë, ndërsa debati mes tyre u ndërpre pa arritur në një përfundim.

Debati:

Ngjela: PD është në krizë zotëri, nuk fiton dot gjë. Kush është kriza e PD-së? Saliu. Si mund të fitojë një njeri që është non grata në Amerikë? Po ne pa Amerikën vdesim ore. Si më bëni këto pyetje, bashkë e kemi mbyllur diskutimin. Kush është ky ore ejj? Ika unë.

Maliqi: O Ngjela ik fli gjumë se me ditë je. Meqënëse the katund, por ta jap përgjigjen. Përse SPAK nuk e dëgjoi Rilindja, kur SPAK bëri kërkesë për heqjen e imunitetit të Berishës. Kthe përgjigje. Meqë po merresh me Metën dhe me të tjerët. Kurse përsa i përket Berishës, ti e ke personale me Berishën. Mos m’u hidh mua ande-këtej. Ti pensionist, merr ato tespiet atje dhe numëroi mirë. Mos më thuaj mua kush je ti dhe kush jam unë.

Ngjela: Ti je i pashkollë.

Maliqi: Ti avokat i dështuar je, më thuaj mua një proces gjyqësor që ke fituar. Hajde në studio dhe debatojmë. Mos më trego mua përralla me mbret.

Ngjela: Zotëri do flasim bashkë ne apo të iki unë?

Maliqi: Boll ore ik fli gjumë atje. Merr një arkivol atje dhe ik se për atë punë je. Je në arkivol politik. Nuk gjykon dot as Metën dhe as Berishën. Ti je një plak i rrudhur dhe avokat i dështuar. Unë jam Lefter Maliqi, kryetar komune që kam dalë kundër të majtës dhe të djathtës. Kush je ti?

Ngjela: Ministër Drejtësia kam qenë. Nëse ti je me Ramën, merr edhe një fotografi të Ramës dhe hajde këtu.

Maliqi: Ik bëj vizitë nga sytë se nuk shikon mirë. Ngele nëpër media llak llak, Ilir Meta, Sali Berisha.