zoom

Aktualitet

Nuk u pëlqeu shërbimi, si u dhunua pronari i servisit! Arrestohen 3 persona

Nuk u pëlqeu shërbimi, si u dhunua pronari i servisit! Arrestohen 3 persona

Një konflikt i ndodhur një ditë më parë në lagjen nr. 10 të Korçë ka përfunduar me tre persona në pranga dhe një tjetër të proceduar penalisht.

Sipas Policisë, tre shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta dhe kanë dëmtuar me mjet prerës pronarin e një servisi automjetesh. Të arrestuarit janë E. D., 39 vjeç, banues në Korçë; E. Th., 40 vjeç, banues në Tiranë; dhe L. M., 34 vjeç, banues në Korçë.

Ndërkohë, është proceduar penalisht edhe pronari i servisit, R. Xh., 35 vjeç, i cili gjatë konfliktit ka dëmtuar lehtë me mjet prerës dy prej të përfshirëve.

Nga hetimet rezulton se dy prej autorëve kishin shkuar me automjet në servis, pas një pakënaqësie për një shërbim të kryer, dhe kanë nisur konfliktin duke ushtruar dhunë ndaj pronarit. Në përplasje është përfshirë edhe një shtetas tjetër, i cili ndodhej rastësisht në vendngjarje.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur, si dhe mjetet prerëse, përfshirë një thikë tip bisturi dhe një gërshërë pune.

Të dëmtuarit, pasi morën ndihmën mjekësore në spitalin e Korçës, janë larguar në banesat e tyre, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.