zoom

Sport

Nuk u aktivizua për asnjë minutë, Guardiola shpjegon pse la në stol De Bruyne

Nuk prodhoi një fitues ndeshja e parë çerekfinale mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, por një detaj me rëndësi ra në sy.

Ndeshja spektakolare e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” u mbyll me rezultat të barabartë 3:3, ku pati shumë kthesa në rezultat.

E befasi ishte mbetja në stol e Kevin De Bruyne. Ai u prit që të inkuadrohej në lojë në pjesën e dytë, por Guardiola nuk ia dha as edhe një minutë.

“Ne patëm një mbledhje, ai ishte gati dhe kur arritëm, në dhomën e zhveshjes ai filloi të vjellë dhe tha që nuk është gati”, tregoi Guardiola.

Mediat raportuan se belgu shfaqi probleme me stomakun para ndeshjes, ndaj edhe stafit teknik dhe mjekëve iu duhej ta mbanin larg fushës. Mesfushori pritet të jetë i gatshëm ndeshjen e kthimit në “Etihad”, javën e ardhshme. /ZOOM.AL/