Aplikacion
Në Komisionin e Ligjeve, deputetët e opozitës i ngritën tonet duke akuzuar qeverinë për mungesë sigurie.
Edhe pse Mëngjesi është avokat në betejën e liderit të tyre me SPAK-un, asnjësi nuk e artikuloi goditjen nga 3 persona të panjohur në zonën e ish-Bllokut si sulm politik.
“Zoom.al” ka mësuar se Policia dyshon që avokati të jetë i përfshirë në një konflikt pronësie.
Nuk është e qartë nëse ai i njeh personat që e goditën me levë sapo la fëmijën në Kopështin nr 31 në rrugën “Pjetër Bogdani”. Ata kanë qenë të pamaskuar, por avokati nuk është marrë ende në pyetje nga policia.
Mëngjesi ka fraktura në pjesën e kokës dhe shembje në trup. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit në ish-Bllok. Autorët e ndiqnin prej ditësh dhe përdorën sende të forta, si grushti metalik. Nga goditjet pësoi çarje dhe hemorragji, por pa rrezik jete.
Policia pret edhe dëshminë e plotë të avokatit, teksa ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë. /Zoom.al/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet