zoom

Aktualitet

Dhunimi i avokatit/ Identifikohen 2 nga autorët, me kapele e veshje të zeza. Reagon dhe Dhoma…

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me dhunën e ushtruar mëngjesin e sotëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, në zonën e ish-Bllokut, teksa nuk munguan as reagimet publike, si nga Universiteti i Tiranës ku ai jep mësim si pedagog, edhe nga Dhoma e Avokatisë, profesion që zotëron dhe ushtron.

Nga Spitali i Traumës u njoftua se gjendja e tij është e stabilizuar. Në spital ka qenë edhe drejtori i policisë Tonin Vocaj. Polica është drejt identifikimit të autorëve, ku janë identifikuar dy prej tyre.

Mësohet se autorët e kanë mbajtur Mëngjesin nënë vëzhgim dhe më pas mëngjesin e sotëm e kanë sulmuar. Kamerat e sigurisë. Pamjet e të cilave janë sekuestruar nga autoritetet, kanë regjistruar tre autorët të veshur me të zeza dhe me kapele. Autorët përdorën përforcues grushti, mjete të forta, grushte dhe shkelma.

Policia falë këtyre pamjeve ka mundur të identifikojë një prej agresorëve si dhe mjetin e përdorur për largim nga vendngjarja. Po punohet për identifikimin e dy të tjerëve. Në lidhje me gjendjen e tij, avokatit i është ripërsëritur skaneri për të parë gjendje  e hematomave. Ai po mbahet në observim në reanimacion. Bluzat e bardha thonë se duhet të presin 48 orë për të parë si do të reagojnë parametrat shëndetësore të avokatit.

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar sot ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, “Dhoma dënon ashpër dhunën”, duke evidentuar se “ky nuk është rasti i parë që sulmohen fizikisht apo psikologjikisht avokatët në Shqipëri”.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë i ka bërë thirrje autoriteteve “të zbardhin ngjarjen në një kohë sa më të shkurtër, ndërsa ka shtuar se janë besimplotë që reagimi do të jetë kambanë alarmi për organet ligjzbatuese”. /ZOOM.AL/