zoom

Tech

Nuk ju mban telefoni bateri, ja se si duhet të veproni dhe shkaqet

Nuk ju mban telefoni bateri, ja se si duhet të veproni dhe shkaqet

Telefoni tashmë është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, për shkak të punës, detyrave, informimit apo edhe për të plotësuar nevojat dhe dëshirat tona personale.

Shpesh herë njerëzit nervozohet pasi bateria e telefonit të tyre harxhohet shumë shpejtë, pavarësisht se ata mund ta karikojnë atë disa herë në ditë.

Mirëpo përdoruesit e iPhone-it e kanë mundësinë të kontrollojnë shëndetin e baterisë së tyre përmes opsioneve që ofron sistemi operativ Ios, duke hapur fillimisht aplikacionin e ‘Settings’, pastaj shkoni tek opsioni ‘Battery’, pasi të keni prekur këtë buton shkoni tek funksioni tjetër “Battery Health & Charging”.

Mirëpo në disa raste bateria e iPhones tuaj duhet ndëruar, po kur duhet ta bëjmë këtë?

Sipas 9To5Mac, kur bateria e telefonit tuaj të bie nën 80 për qind të kapacitetit të saj original se kur bateria nuk mbushet ju duhet ta ndërroni atë.

Apple thotë se bateritë e iPhone-it janë “të dizajnuara të ruajnë 80 për qind të kapacitetit origjinal në 500 cikle të plota ngarkimi kur funksionojnë në kushte normale”.

Kur një bateri e iPhone-it bie nën 80 për qind të kapacitetit të saj origjinal, një veçori e quajtur “menaxhimi i performancës” mund të zbatohet automatikisht. Kjo funksionon për të ndihmuar në parandalimin e ndaljes së papritur të telefonave. /ZOOM.AL/