zoom

Politikë

“Nuk jemi përfshirë në asnjë ndërmjetësim”, OSBE përgënjeshtron Bashën

Delegacioni i BE në Tiranë, ka kundërshtuar deklaratat e bëra nga drejtuesi i PD-së, Lulzim Basha, se aleatët janë përfshirë në ndërmjetësin me PS-në për Reformën Zgjedhore.

Në një përgjigje për mediat, delegacioni i BE, thekson se “BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim”, ndërsa shtojnë më tej se qëndrimi i tyre mbetet i njëjtë, duke theksuar nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR.

“Në përgjigje të raportimeve që qarkullojnë në media, dëshirojmë të sqarojmë se ndërkohë që BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë: vazhdojmë të theksojmë nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR. Siç e kemi thënë edhe më parë, përfshirë edhe Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, reforma zgjedhore kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve’, thuhet në reagim.

Deklarata e Lulzim Bashës

Kreu i PD, një ditë më parë (16 janar) në një prononcim për mediat, është shprehur se PD “në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike ia ka dalë të bindë palën tjetër për nisjen e punës për reformën zgjedhore”.

“Në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest për largimin e papërgjegjshmërisë politike përmes reformës zgjedhore dhe në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike ia ka dalë të bindë palën tjetër për nisjen e punës për reformën zgjedhore”, deklaroi Basha./ Zoom.al