zoom

Aktualitet

“Nuk fle njeri në 22:00”! Nisin protestat edhe në Lezhë, pronarët e bizneseve duan heqjen e masave

Protesta nga ana e bizneseve kanë nisur dhe në Lezhë ditën e sotme. Bizneset e prekura nga ora policore janë ngritur së bashku në protestë, për të kërkuar heqjen e masave kufizuese.

Përballë bashksië së qytetit, pronarët e lokaleve dhe ato të dasmave kërkojnë shtyrje të orës policore. Njësoj si në Vlorë, biznesmenët kërkojnë që ora të shtyhet deri në 01:00.

“Ne punojmë këto muaj, 11 muaj i vemë çelsat tani punojmë.Të parët që penalizohen janë shqiptarët që vijnë nga jashtë. Kërkojmë që muzika të lejohet deri në 01:00. Kufizimi i muzikës na largon klientët. Këtu është bërë si për pleq”, shprehen biznesmenët.