zoom

Aktualitet

Nuk dorëzohet Meloni/ Dërgon sërish emigrantë në Gjadër, mes tyre edhe shqiptarë

Nuk dorëzohet Meloni/ Dërgon sërish emigrantë në Gjadër, mes tyre edhe shqiptarë

Italia pritet të realizojë këtë javë një tjetër transfertë emigrantësh të parregullt drejt vendit tonë. 

Sipas raportimeve nga mediat italiane dhe shqiptare, Ministria e Brendshme e Italisë ka përgatitur një listë me emigrantë që do të riatdhesohen apo do të mbahen në pritje të vendimeve përfundimtare për statusin e tyre.

Rreth 100 emigrantë, përfshirë shtetas nga Tunizia, Egjipti, Maroku dhe Shqipëria, pritet të mbërrijnë mëngjesin e së mërkurës në Portin e Shëngjinit, prej nga do të transportohen drejt kampit të përkohshëm në Gjadër. Ajo që ka ngjallur më shumë reagime është përfshirja e shqiptarëve në këtë listë, të cilët gjithashtu do të qëndrojnë në këtë qendër derisa të pranohet riatdhesimi i tyre nga autoritetet në Tiranë.

Kjo lëvizje është pjesë e marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë, që parashikon vendosjen në territorin shqiptar të një pjese të emigrantëve të parregullt që mbërrijnë në brigjet italiane. Megjithatë, projekti është shoqëruar me polemika dhe kritika të shumta nga organizata të të drejtave të njeriut dhe institucione ndërkombëtare, të cilat shprehin shqetësim për kushtet dhe qartësinë ligjore të këtij procesi.

Postime të lidhura