zoom

Të gjitha

Nora dhe Roberti bëhen bashkë për një arsye shumë të veçantë

Edhe pse kanë kohë që nuk janë më bashkë, Nora Istrefi dhe Robert Berisha bëhen bashkë sa herë që vajza e tyre ka nevojë për praninë e të dy prindërve. Sa herë që Renee ka ditëlindjen apo ndonjë event tjetër, ata bëhen bashkë për të festuar me njëri-tjetrin.

Një ditë më parë, e vogla e tyre ka përfunduar ciklin e parashkollorit dhe është diplomuar. Në ceremoninë e diplomimit të vogëlushes kanë qenë të pranishëm të dy artistët, si Nora po ashtu edhe Roberti. Ata kanë ndarë në rrjete sociale foto dhe video të vogëlushes, e cila shfaqet përkrah miqve të saj,

“Jeta ime, urime përfundimin e parashkollorit! Të dua luleshtrydhja ime”, shkruan Nora në një postim.