zoom

Politikë

Non grata nga Britania, Berisha: Kam fakte tronditëse për korrupsionin pas këtij vendimi

Ish-kryeministri Sali Berisha doli këtë të hënë në një konferencë për të thënë të vërtetën, sipas tij, lidhur me shpalljen non grata nga Britania e Madhe.

Ai deklaroi se ka paraqitur një raport me fakte që tregojnë se ky vendim është i orkestruar nga kryeministri Edi Rama, për të shkatërruar opozitën.

“Në faqen e këtij raporti paraqiten të gjitha të vërtetat. Nga errësira vjen dritë. Korrupsioni transnacional del në dritë me fakte tronditëse për shkallën dhe nivelin e korrupsionit që qëndron pas këtij vendimi. Qëllimi i këtij raporti nuk është pafajësia ime, pasi këtë pafajësi e ka provuar periudha dyvjeçare, gjatë së cilës kryediplomati i botës nuk asnjë fakt, provë apo dokument. Kjo nuk ndodhi sepse po e kursejnë Sali Berishën, por sepse nuk ka asnjë të vërtetë në atë vendim. Sfida ime është e hapur: paraqisni një provë të vetme dhe unë largohem nga politika. Pse i paraqesim këto materiale këtu? Këtë material po e publikoj se çdo shqiptar duhet të kuptojë se çfarë po ndodh me kombin e tij. Kushdo që do e lexojë do kuptojë një të vërtetë të tmerrshme, e cila u pa qartë në shpërthimin e skandalit McGonigal, në grabitjen e vulës së PD në prag të zgjedhjeve me insistimin e McGonigalit me fustan, guvernatores Yuri Kim, kjo e vërtetë u pa në farsën elektorale të vitit 2023. Opozitës shqiptare po i bëhet një sulm i hapur për asgjësimin e saj. Këtë sulm ndaj opozitës po e organizon vetë kryeministri Edi Rama dhe bashkë me të, mafia më e rrezikshme e planetit, mafia e Sorosit. SHBA dhe Britania nuk fshihen pas këtij sulmi. Këto shtete të mëdha, aleate të Shqipërisë, janë viktimë e disa mollëve të kalbura që kanë rënë në rrjetën e Sorosit si McGonigal apo Yuri Kim, që u largua nga Shqipëria si sekretar”, tha Berisha.