zoom

Aktualitet

Noizy dhe babai i tij në GJKKO, dëshmojnë në procesin ndaj grupit të Laert Haxhiut

Noizy dhe babai i tij në GJKKO, dëshmojnë në procesin ndaj grupit të Laert Haxhiut

Reperi i njohur Noizy dhe babai i tij, Bashkim Rajku, janë paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

Sipas informacioneve, ata janë thirrur në cilësinë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj anëtarëve të grupit të Laert Haxhiu.

Ata janë pjesë e rreth 60 dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja e Laert Haxhiu, i cili po gjykohet si drejtues i një grupi kriminal të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë vrasje, atentate, shpërthime me eksploziv dhe grabitje me armë.

Thirrja e tyre lidhet konkretisht me një episod të ndodhur në vitin 2022, kur një sasi tritoli u vendos në një lokal në pronësi të Noizyt në Durrës. Për këtë ngjarje, avokatët e Haxhiut kanë kërkuar dëshminë e dyshes Rajku.

Sipas hetimeve, grupi i drejtuar nga Haxhiu dyshohet të jetë përgjegjës për vendosjen e lëndës plasëse. Në mesin e personave të dyshuar për këtë episod përmenden edhe Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (i njohur si Arapi) dhe Erisiano Abedini.

Ngjarja ndodhi në mëngjesin e 8 qershorit 2022 dhe fatmirësisht shkaktoi vetëm dëme materiale, pa të lënduar.

Postime të lidhura