zoom

Aktualitet

Njoftim i rëndësishëm/ Anulohen fluturimet me Greqinë

Njoftim i rëndësishëm/ Anulohen fluturimet me Greqinë

Autoriteti i Aviacionit Civil bëri një njoftim të rëndësishëm këtë të enjte për fluturimet me Greqinë.

Sipas njoftimit, në datën 9 prill fluturimet nga dhe drejt aeroportove greke do të jenë të anuluara për shkak të një greve që punonjësit do të kenë në shtetin fqinj.

“Për shkak të grevës 24-orëshe të shërbimit civil në Greqi, të gjitha fluturimet drejt dhe nga aeroportet greke për datën 9 prill janë anuluar”, njoftoi Autoriteti i Aviacionit Civil./ Zoom.al

Postime të lidhura