zoom

Tech

Njihuni me kufjet e gjeneratës së re! Ju bëjnë pjesë të botës virtuale

Njihuni me kufjet e gjeneratës së re! Ju bëjnë pjesë të botës virtuale

“Apple Vision Pro” janë kufjet e së ardhmes! Këto kufje, të prezantuara nga kompania “Apple”, janë një ndërthurje mes botës reale dhe asaj virtuale.

Kjo realizohet përmes ekranit, çka do të thotë se në momentin që përdoruesi i vendos ato, do të ketë mundësinë që në të njëjtën kohë të dëgjojë dhe shikojë film, aplikacione apo edhe muzikë.

I vetmi problem është se “Apple Vision Pro” kanë një çmim “të kripur”: kushtojnë 3.499 dollarë. Për këtë arsye, mbetet të shihet sesa do të përqafohet nga qytetarët kjo risi teknologjike.