zoom

Aktualitet

Njëri pas tjetrit, dy 66-vjeçarë mbyten në plazhet e vendit (DETAJET)

Pasi një burrë me të njëjtën moshë u mbyt në plazhin e Borshit, një tjetër 66-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në plazhin e Kavajës.

Sipas njoftimit të policisë dyshohet se shtetasi me inicialet V.N ka pësuar infarkt teksa notonte, e më pas është mbytur në ujë.

Grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:40, shtetasi V. N., 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.