Aplikacion
Gjatë tre muajve të fundit të vitit të shkuar turistët kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 1.1 miliardë euro, duke konfirmuar kështu trendin mjaft pozitiv të sektorit, të nisur që prej dy viteve të kaluara.
Shifrat e tremujorit të fundit të vitit konfirmojnë një rekord historik absolut për vitin 2024.
Nëse marrin në konsideratë 12 muajt e vitit, të dhënat më të fundit zyrtare nga “Banka e Shqipërisë” tregojnë se të huajt në Shqipëri kanë shpenzuar një shifër rekord prej 4.99 miliardë eurosh në total.
Sipas të dhënave të tjera të INSTAT në vitin 2024 numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar rregjistrohej në gati 11.7 milionë. Kështu sipas shifrave të “Bankës së Shqipërisë” mund të gjejmë sa ka shpenzuar mesatarisht një turist i huaj në Shqipëri. Sipas përllogaritjeve rezulton që shpenzimi mesatar për një person ka qenë rreth 426 euro.
Por, nivele rekord shpenzimesh raportohen edhe nga shqiptarët jashtë, me 2.7 miliardë euro përgjatë vitit të kaluar. Vetëm përgjatë tremujorit të fundit të vitit shpenzimet e shqiptarëve jashtë u regjistruan në 612 milionë euro. Gjithsesi, bilanci neto mes shpenzimeve të turistëve në Shqipëri dhe shqiptarëve jashtë fiksohet pranë rreth 2.3 miliardë eurove, që është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, nëse analizojmë të dhënat që nga viti 2008.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës