zoom

Stil

Një tjetër aktor i Hollywood nën akuza për ngacmim seksual

Hollywood nuk gjen qetësi. Një tjetër figurë e dashur për publikun përfliter se ka ngacmuar seksualisht një grua.

Aktori Jamie Foxx është akuzuar për ngacmim seksual nga një grua anonime, e cila pretendon se ai e ka ngacmuar në një restorant në New York, rreth orës 23:00.

Gruaja dhe një mike e saj po darkonin në restorant, kur vunë re aktorin dhe shkuan të bënin disa foto me të. Ato e pyetën për foto dhe ai pranoi, duke i thënë gruas që e paditi: “Sigurisht zemër, gjithçka për ty”. Pasi bënë disa foto, ai i tha gruas në fjalë se kishte një “trup supermodeleje” dhe se mbante një aromë shumë të mirë.

Gruaja aludon se më pas, aktori vendosi dorën në fundshpinën e saj dhe e preku në mënyrë të papërshtatshme. Ajo shprehet se gjithashtu, ai vendosi duart në belin e saj dhe me njërën i fërkoi gjoksin.

Paditësja aludoi se disa njerëz e panë ngjarjen, duke përfshirë dhe roje sigurie, por ata thjesht u larguan, edhe pasi dëshmuan se gruaja po përpiqej t’i largohej ngacmimit. Më pas, ajo tha se gjërat shkuan në një tjetër nivel dhe se ylli i “Django Unchained” rrëshqiti dorën poshtë pantallonave dhe i futi një gisht në vaginë dhe një tjetër në anus. Sipas gruas, ai ndaloi kur mikesha e saj e pa se ç’po ndodhte.

Sipas gruas anonime, ajo vuajti stres, dëm psikologjik dhe iu desh të merrte trajtim mjekësor.