zoom

Ide & Blog

Një presidente si Le Penn mund të nënkuptojë një krizë pesëvjeçare për BE!

Një presidente si Le Penn mund të nënkuptojë një krizë pesëvjeçare për BE!

Duke bërë fushatë në Burgundy një ditë pasi arriti raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Marine Le Pen nuk mund të ishte më e qartë: “Nuk dua të dal nga Europa”, tha ajo. “Ky nuk është qëllimi im.“

Pjesa më e madhe e asaj që liderja e ekstremit të djathtë dëshiron të bëjë, për ekonominë, politikën sociale dhe emigracionin nënkuptojnë thyerjen e rregullave të BE-së dhe ardhja e saj e mundshme në pallatin Elysee fundjavën tjetër mund të jetë katastrofike për 27 anëtarët e bllokut.

Le Penn mund të ketë hequr dorë nga premtimet e mëparshme për ta nxjerrë Francën nga BE-ja, heqja e monedhës së përbashkët dhe nxjerrja nga blloku.

Franca është një nga anëtaret themeluese të BE-së, e dyta për nga ekonomia dhe gjysma e motorit jetik franko-gjerman që ka furnizuar krijimin e saj.

Në zgjedhjet e 2017-ës, frika nga pasojat ekonomike të kësaj politike, mbi të gjitha te votuesit e moshuar të shqetësuar për kursimet e tyre shihet gjerësisht se ka kontribuar në humbjen e saj të rëndë në raundin e dytë kundër pro-evropianit, Emmanuel Macron.

Këtë herë, BE-ja nuk është as me emër në mesin e dhjetëra temave kryesore të programit elektoral të Le Pen. Megjithatë, shumë nga propozimet e saj konkrete të politikave bien në kundërshtim me detyrimet e anëtarësimit në BE.

I njëjti referendum do të vendoste “primatin e ligjit kombëtar mbi ligjin europian” për të lejuar Francën “jo vetëm të kontrollojë imigracionin, por në çdo fushë tjetër, të pajtojë angazhimin e saj evropian me ruajtjen e sovranitetit  kombëtar dhe mbrojtjen e interesave ”.

Le Pen synon gjithashtu të rivendosë kontrollet kufitare mbi importet dhe njerëzit, duke shkelur rregullat e BE-së dhe Shengenit dhe të shkurtojë në mënyrë të njëanshme kontributin e Francës në buxhetin e BE-së – kur kuadri financiar shumëvjeçar i bllokut për 2021-2027 është tashmë i fiksuar. Planet e mëtejshme për të ulur taksat për mallrat thelbësore dhe karburantet do të shkelnin rregullat e tregut të lirë të BE-së

Pyetje të mëdha mund të mbeten rreth asaj se sa nga ky program mund të zbatohet, brenda vendit dhe në një kontekst të BE-së. Ambiciet e Le Penn do të pengoheshin nëse ajo nuk do të fitonte një shumicë parlamentare në zgjedhjet e qershorit dhe ekspertët ligjorë të BE-së kanë theksuar se edhe mbajtja e një referendumi mbi përparësinë e ligjit kombëtar do të ishte shkelje e traktateve evropiane.

Juristët francezë thonë gjithashtu se gjykata më e lartë e vendit, këshilli kushtetues, do të hidhte poshtë planin e Le Pen për një referendum nga dekreti presidencial – duke shmangur nevojën për miratim parlamentar – pikërisht sepse çdo referendum që synon të modifikojë kushtetutën duhet të ketë

Persona brenda  BE-së shqetësohen se një Francë e udhëhequr nga Le Pen do të jepte gjithashtu një nxitje të madhe për qeveritë nacional-konservatore në vende si Polonia dhe Hungaria, potencialisht në aleancë me kryeqytetet që kanë sfiduar prej kohësh supremacinë e ligjit të BE-së dhe janë të bllokuar në betejë me Brukselin.

Për BE-në, një president si  Le Pen mund të nënkuptojë një krizë pesëvjeçare të “karriges bosh”, duke iu referuar ngjarjeve të vitit 1965 kur presidenti i atëhershëm francez, Charles de Gaulle, bojkotoi institucionet evropiane në një rrafsh mbi buxhetin./ The Gurdian- – Përgatiti në shqip për zoom.al M.C/