zoom

Aktualitet

Një makinë e priti para …/Shfaqen në Gjykatë pamjet e vrasjes së Santiago Malkos. Nëna shpërthen …

Zhvillohet procesi ndaj Ilir Selmanit dhe Elvis Gacaj, dy të akuzuarit e tjerë për vrasjen e ish-policit Santjago Malko më 28 gusht 2019. Shfaqen në seancë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsonit dhe Krimit të Organizuar pamjet filmike të vrasjes së Malkos.

Në seancën e sotme u panë të gjitha pamjet filmike ku tregohen lëvizjet e viktimës dhe të autorëve të dyshuar, se si ndiqet ai deri te ekzekutimi në rrugën “Xhanfize Keko”.

Pamja që lidhet direkt me ngjarjen, është pamja e një kamere sigurie e një lavazhi në rrugën “Xhanfize Keko” ku makina e autorëve të dyshuar vjen dhe ndalon te dera e lavazhit. Pret pak sekonda dhe në momentin kur vjen Santjago Malko e qëllojnë me breshëri kallashnikovi, makina ikën për disa sekonda për inerci dhe përplaset me disa kazanë. Sipas prokurorisë, Malko është qëlluar nga brenda makinës.

Sipas dosjes hetimore, ekzekutor dyshohet të jetë Fatmir Hyseni nga Vlora, i njohur si “Doxha”. Ndërkohë që akuzohen si organizatorë vëllezërit, Leonard dhe Elvis Duka. Vëllezërit Duka dhe Fatmir Hyseni janë duke u gjykuar në një proces tjetër.
Ndërkohë është dënuar Blendi Teta dhe janë në proces Ilir Selmanit dhe Elvis Gacaj.
Gjatë kohës së procesit që pa kamerat e sigurisë ishte dhe nëna e Santiago Malkos, e cila gjatë shfaqjes së momentit të vrasjes së të birit shpërtheu në lot.