zoom

Lajme

Një fëmijë shpëton Barcelonën në fund, Muriqi nuk arrin dot t’i ndalë katalanasit

Një fëmijë shpëton Barcelonën në fund, Muriqi nuk arrin dot t’i ndalë katalanasit

Një gol trepikësh dhe i vuajtur, ka bërë që Barcelona të kapë vendin e dytë në La Liga.

Katalanasit fituan 1-0 në shtëpi përballë Mallorca-s dhe tashmë e shohin veten 5 pikë larg Real Madrid kryesues, me rivalët që kanë një ndeshje më pak.

Barcelona dominoi takimin, por Muriqi me shokë ishin të rrezikshëm në kundërsulm. Në minutën e 22-të ndërhyn VAR-i pas kontaktit në zonë mes Jose Copete dhe brazilianit Raphinha.

Kryesori akordoi penallti për skuadrën e Xavit. Gjuan Ilkay Gundogan, grushton topin portieri i Mallorcas.

Penalltia e humbur pati ndikim, pasi vendasit nuk arrinin të canin mbrojtjen hermetike të miqve. Pjesa e parë u mbyll pa gola.

E dyta ishte më intensive. Goli i fitores do të vinte në minutën e 73-të nga 16-vjecari Yamal, me Lewandowskin që pasoi për talentin katalanas. Kaq mjaftoi që Barcelona të merrte tri pikë të arta. Kjo ishte një ndeshje e mirë për kosovarin Muriqi, që edhe pse pati disa mundësi, nuk arriti të shënonte dot, si pasojë e përgjigjes së mirë të mbrojtjes vendase. Mallorca ka dalë në finalen e Kupës së Mbretit për këtë sezon.

Por ndeshja nuk ishte në nivelin e pritshëm, teka tifozët shpesh u shfaqën nervozë dhe me fishkëllima në shkallët e stadiumit. Pas De Jong dhe Pedri, katalanasit mbrëmë humbën për dëmtim edhe Rafinjën, teksa në mesjavë presin Napolin për ndeshjen e kthimit në Champions, ku takimi i parë në Itali u mbyll në barazim. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura