Aplikacion
Në orët e para të së mërkurës, policia belge u njoftua se në një garazh në Bergensesteenweg ishte marrë peng mjë burrë.
Sipas denoncuesit, ai mbahej peng nga persona të armatosur. Por kur policia mbërriti në vendngjarje, nuk gjeti as armë dhe asnjë person që mbahej peng, por pa vetëm tre persona që po qëndronin jashtë. Ata ishin dy shqiptarë dhe një holandez.
Policia gjeti edhe tre persona të tjerë. Të gjashtë ata u arrestuan, ndërsa më pas një prej tyre u lirua. Por autoritetet ende nuk e kanë zbardhur ngjarjen dhe misterin për burrin e marrë peng.