zoom

Ide & Blog

Një akt vandal dhe i neveritshëm i Erion Veliajt me Ibrahim Rugovën

Erion Veliaj nuk e kupton Ibrahim Rugovën. Nuk është në lartësine e duhur, kështu që nuk mund ta sheh atë. Atij i duket normale që t’ia heq emrin prej një pjesë të rrugës, duke ia falur atë dikujt tjetër.  Thush ti që rruga po e nderonte Rugovën dhe jo anasjelltas.

Lali Eri e kupton biznesin e plehrave shumë më mirë se sa peshën kombëtare të figurës së Ibrahim Rugovës. Për Erionin disa metra më shumë rrugë, a disa metra më pak rrugë, janë biznes, janë vota, janë tregti. Janëtregti edhe kur jepen tendere për t’i shtruar ato, e janë tregti edhe kur vendosin t’i pagëzojnë ato rrugë.

Prandaj, ai pa menduar dy herë e ka copëtuar përgjysmë rrugën që e mbante emrin e liderit historik tëKosovës, duke e kryer kështu një akt vandal.

Lali Erit i është dukur normale një gjë e tillë. Jam i bindur që tash ai është i shokuar me reagimet nga Prishtina.

Politikan të kallëpit të Erionit presin reagime veç kur dikush dikujt ia merr një tender, e jo për tema të kësaj natyre.

Kryebashkiaku i Tiranes ka qenë i bindur që e ka bërë gjënë e duhur, kur ka arritur që nga një rrugë t’i pjellëdy, duke i kënaqur kështu komunistët e Tiranës. Mjaft ironike, por Ibrahim Rugovës babën ia kanë vra komunistët.

Kjo përbuzje dhe ky nënçmim nuk duhet të kalojë kaq lehtë. Një sjellje e këtille është neveritëse. – *Titulli, i redaksisë