Aplikacion
Familjarët e Martin Canit të shoqëruar edhe nga 14-vjeçari Luis Meçe janë paraqitur në Gjykatën Penale ditën e sotme, në pritje të nisjes së seancës gjyqësore ndaj Mario Përlleshajt.
Sot mbahet seanca paraprake dhe pritet të ketë vendimmarrje për kalimin e dosjes për gjykim.
Në seancë do të paraqitet edhe Perlleshaj, 14-vjeçari që dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëmoshatarin e tij Martin Cani.
Mësohet se seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi më 10 shkurt kërkesën e Përlleshajt për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.
Ndaj 14-vjeçarit rëndon akuza e “Vrasje në rrethana cilësuese”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

