zoom

Lajme

PD sërish në protestë, demokratët mblidhen poshtë Kryeministrisë

PD sërish në protestë, demokratët mblidhen poshtë Kryeministrisë

Këtë të hënë demokratët u rikthyen në bulevard përballë Kryeministrisë, në “Foltore”, për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku.

Pjesëmarrja ishte e kufizuar, me dhjetëra protestues të pranishëm. Sipas programit, pas qytetarëve dhe anëtarëve të tjerë të partisë, fjalim mbajti edhe Sali Berisha.

Në tubim ishte i pranishëm edhe Ervin Salianji dhe ish-kandidati për deputet Ilir Alimehmeti, i cili ditët e fundit ka nisur një lëvizje rebele brenda PD-së, duke kërkuar hapje të partisë dhe frymë të re./ Zoom.al

Postime të lidhura