zoom

Aktualitet

Nis Komisioni Hetimor për aferën e inceneratorëve, dëshmojnë administratorët e kompanive

Është zhvilluar edhe këtë të martë Komisioni Hetimor për inceneratorët.

Në Komision dëshmitarët do të pyeten në lidhje me procedurat e marra për ngritjen e Inceneratorit të Elbasanit.

Janë 7 dëshmitarë të cilët në vitin 2014 ishin anëtarë të Komisionit për dhënien e koncesionit për inceneratorin e Elbasanit.

2 dëshmitarë janë përfaqësues të Bashkisë Elbasan, 4 dëshmitarë janë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Ish-Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe 1 specialiste e prokurimeve.