zoom

Lajme

Nis blerja e votave në Dibër, denoncon kandidati i PD-së: Po shpërndajnë miell!

Nis blerja e votave në Dibër, denoncon kandidati i PD-së: Po shpërndajnë miell!

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Basir Çollaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, akuzonte dje rivalët socialistë se ishin duke shpërndarë miell në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të 11 majit.

Sipas Çollakut një furgon me ngjyrë të verdhë, në të cilin pretendon se kishte punonjës të njësisë administrative Ulëz, ka ndaluar derë më derë në fshatin Bushkash, ndaj për këtë arsye ka bërë një denoncim në komisariatin e policisë.

Policia e Matit sakaq njofton se ka kryer verifikimet në drejtimin e Prokurorisë Dibër dhe kanë shoqëruar drejtuesin e furgonit për të cilin ka raportuar Çollaku, por nuk kanë konstatuar asnjë shkelje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.04.2025, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi B.Ç., 56 vjeç, banues në Tiranë, kandidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë pasi dyshonte se në fshatin Bushkash, Mat, disa persona të panjohur nga ana e tij, po shpërndanin produkte të ndryshme me një automjet (furgon), me qëllim favorizimin e subjekteve politike.

Menjëherë pas administrimit të kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit shtetasi F.L., së bashku me automjetin e tij furgon, ku nga kqyrja dhe veprimet hetimore nuk u konstatua asnjë send apo veprim i kundërligjshëm.

Postime të lidhura