zoom

Aktualitet

Ngordhin 500 mijë pula në Durrës/ Ishin të “Rea’s” dhe “AIBA-s”

Ngordhin 500 mijë pula në Durrës/ Ishin të “Rea’s” dhe “AIBA-s”

Rreth 500 mijë pula kanë ngordhur në Durrës për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve atje.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, pulat ishin të dy kompanive “Rea’s” dhe “AIBA”, që u bënë vatra të gripit të shpendëve në mars.

Shpendët e ngordhur janë asgjësuar, sqaron Ministria e Bujqësisë, ndërsa situata vijon të mbahet nën monitorim.

Pas shpërthimit të virusit H5N1, çmimi i vezës në treg është rritur.

Në supermarketet e Tiranës veza masive kushton sot 21 lekë, ndërsa ajo e paketuar e cilësisë së parë kushton 30 deri 44 lekë./ Zoom.al

Postime të lidhura